
Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com
Ndalohet nga Policia një serb që dyshohet se hyri në Kosovë përmes rrugëve ilegale
14.9.2023 - 12:22
Policia e Kosovës të mërkurën në Bistricë të Leposaviqit ka ndaluar një veturë që drejtohej nga një serb.
Sipas Policisë, i dyshuari në veturë kishte të ngarkuara gjëra ushqimore dhe dyshohet të ketë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale.
Tutje, Policia ka bërë të ditur se në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti i cili vazhdon në procedurë të rregullt.
Kjo ngjarje ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:30.
Rasti është iniciuar si “Kalim ilegal i kufirit”.