Ilustrim

Ndalohet nga Policia për vjedhje të drunjve

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Rogovë të Gjakovës, ka ndaluar drejtuesin e një traktori në të cilin kanë qenë të ngarkuara tri metra kub dru.

Sipas zyrtarit të Agjencisë Pyjore e Kosovës, i dyshuari nuk posedon dokumentacion për drunjt.

Sipas PK, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që sasia drurore të sekuestrohet nga zyrtari i APK-së, ndërsa i dyshuari bashkë me mjetin të lirohet dhe rasti të shkojë në procedurë të rregullt.