Ilustrim

Ndalohen nga policia të dyshuarit për vjedhje në Gjilan

Dy persona janë arrestuar mbrëmë pas mesnatë nën dyshimet se kanë kryer vjedhje.

Sipas policisë, pas masnate, janë ndaluar dy të dyshuarit, dhe gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur mallra të ndryshme, të cilat dyshohet se i kanë vjedhur.

Në lidhje me personat e dyshuar, policia ka njoftuar se janë duke u kryer hetime mbi dyshimet për përfshirje të mundshme, edhe në raste të tjera të vjedhjeve, përderisa gjësendet e vjedhura janë konfiskuar.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.