Mustafa pret lajmërimin e Kurtit për takim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë që janë duke pritur që kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin ‘të lajmërohet’ për t’i vazhduar takimet për arritjen e marrëveshjes për koalicionin qeveritar.

“Nuk mund të them tani diçka, nëse Z.Kurti lajmërohet ne jemi të gatshëm te ulemi të vazhdojmë të bisedojmë”, ka thënë shkurt Mustafa pas mbledhjes së kryesisë.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje doli e para e pasuar nga LDK-ja, këto dy parti janë dakorduar parimisht për formimin e koalicionit, mirëpo përveç harmonizimit të programit, marrëveshja për koalicion nuk është duke u nënshkruar për shkak të mosmarrëveshjeve që këto dy parti kanë për postin e presidentit si dhe ndarjen e ministrive.

Diplomatët e BE-së si dhe ambasadat kanë kërkuar që sa ma shpejtë partitë fituese të formojnë qeverinë në mënyrë që vendi të vazhdoj me temat që kanë mbetur pezull.

E në anën tjetër, të enjten është caktuar seanca konstituive e Kuvendit, përderisa as Kurti e as Mustafa nuk kanë paralajmëruar ndonjë takim këto pak ditë që kanë mbetur deri në mbajtjen e seancës.

Mustafa: Nëse LVV zotohet të na mbështesë për presidentin, LDK heq dorë nga një ministri

Haxhiu: LDK do gjysmën e qeverisë dhe gjithçka tjetër, jo faleminderit