Murati tregon mënyrat për të kontribuar në Fondin e Sigurisë

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka treguar sot mënyrat se si qytetarët mund të kontribuojnë në Fondin e Sigurisë nga brenda dhe jashtë vendit.

Thesari i Republikës së Kosovës ka hapur një llogari të veçantë bankare për pranimin këtyre fondeve që dedikohen për sigurinë e vendit.

“Tani, kontributet në Fondin e Sigurisë që vijnë nga jashtë vendit mund t’i pranojmë edhe në llogarinë ndërkombëtare si më poshtë (foto 1), kurse ato që vijnë nga brenda vendit mund të përdorin llogarinë e hapur në BQK (foto 2).” – ka njoftuar Murati.

Tashmë edhe në platformën onlinë E-Kosova është edhe faqja e dedikuar për Fondin e Sigurisë që ofron informata e detaje shtesë, për mënyra alternative se si mund të kontribuohet.

Ky është linku: https://ekosova.rks-gov.net/

Sot Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka ftuar qytetarët e Kosovës të vazhdojnë të kontribuojnë në këtë fond.

Mehaj ka thënë se ky mbështetja për ketë fond duhet për konsolidimin e FSK-së.

“Sot, gjersa kemi ushtrinë dhe Republikën, na duhet mbështetja juaj për ta konsoliduar Forcën e Sigurisë së Kosovës në nivelin e ushtrive anëtare të NATO-s, kështu vlerat demokratike të shtetit tonë mbrohen, dhe jeta e çdo qytetari është e sigurt”- ka thënë ai.