Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Murati: Personat me pagë mbi 1 mijë euro nuk do t'i përfitojnë 100 euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në konferencë për media ka bërë të ditur se personat që kanë pagën mbi 1 mijë euro nuk mund të jenë përfitues të 100 eurove.

Ministri Murati ka bërë të ditur se përfitues nga 100 milion euro të ndara për mbështetje do të jenë përfitues 800 mijë qytetarë.

“Kriter do të jetë që të gjitha pagat që janë primare nën vlerën një mijë euro do të mund të përfitojnë, kurse ata që janë mbi nuk përfitojnë nga kjo mbështetje”, ka thënë Murati.

Ministri i Financave tregon se kur pritet të shpërndahen shtesat nga 100 euro