Mungesa e deputetëve të LVV-së, dështon mbledhja e Komisionit hetimor për rezervat shtetëtore

Në mungesë të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka dështuar sot mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të rezervave shtetërore.

Në këtë takim ishte paraparë që të diskutohej për buxhetin e komisionit dhe angazhimin e ekspertëve.

Kryetari i Komisionit, Rashit Qalaj tha se dje janë dakorduar me deputetët e pozitës, që mbledhja të mbahet sot por sipas tij, LVV nuk ka ardhur.

“Do ta mbyllim këtë tentativë të takimit, duke shpresuar që do ta mbajmë së shpejti. Me keqardhje e mbylli këtë takim për shkak të mungesës së deputetëve të Vetëvendosjes”- tha Qalaj.

Komisioni Hetmor për rezervat javën e kaluar ka mbajtur mbledhjen e parë që nga konstiuimi i tij.

Ky komision u konstiuua në përpjekjen e tetë, pasi shtatë tentativat e tjera patën dështuar për shkak të bojkotit të ligjvënësve të pozitës.

Kuvendi i Kosovës me 69 vota pro themeloi në shtator të këtij viti komisionin hetimor parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe dyshimet për keqpërdorime dhe abuzime të mundshme me rezervat shtetërore, nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Pushteti kritikohet për bllokimin e konstituimit të komisionit hetimor parlamentar për rezervat shtetërore