Foto: RTV 21

Moti i Vranët

Meteorologët parashikojnë se nga mesi i javës, rryma të ngrohta ajrore nga Afrika Veriore, do mundësojnë që gradualisht të kemi rritje të temperaturave.

Temperaturat e ajrit, gradualisht do të shënojnë rritje rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore.

Minimalet do të luhaten nga 0C deri në 3C, ndërsa maksimalet nga 7C deri në 9C, do të rriten deri në 16C, ditën e premte.

Të mërkurën në mëngjes, në vise të ulëta mundësi për mjegull, e pasdite vende-vende nuk përjashtohet mundësia për riga lokale shiu. Temperaturat në rritje. 30.03 – Mot i butë, me vransira dhe intervale me diell.