Mot veror sot në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik i Shqipërisë për sot ka paraparë mot me diell e temperatura të larta.

“Përgjithësisht do të ketë mot me diell dhe vranësira të larta shtresore të cilat do të përfshijnë kryesisht jugun e qendrën e vendit. Në alpe shi i izoluar mesditën e së dielës”, thuhet në njoftim.

Era do të fryjë juglindje dhe veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 3 ballë.

Temperaturat për ditën e sotme do të lëvizin ndërmjet 11 e 17 më të ulëtat e 28 e 32 ato më të lartat.