Mosha kur gratë duhet të kryejnë kontrolle gjinekologjike

Nëse themi se shëndeti është mbi të gjitha atëherë duhet ta ruajmë fort atë dhe të kujdesemi për të!

Të kujdesemi për shëndetin është obligim i yni për të gjithë njerëzit njësoj, por për femrën si qenie më e brishtë dhe më e bukur është në veçanti.

Kujdesi për shëndetin e femrës fillon që nga lindja e saj e deri në pleqëri, në të gjitha fazat e zhvillimit të saj.

Në periudhën e fëmijërisë duhet të kujdesemi për zhvillimin fizik dhe psikik të saj, pastaj duhet të përcillet zhvillimi i organeve seksuale sekondare.

Menstruacionet

Është shumë me rëndësi menstruacioni i parë që quhet menorhea, e cila normalisht duhet të ndodhë në moshën 12-14-vjeçare, por ka raste kur menstruacioni i parë ndodh më herët edhe që nga mosha 9-vjeçare, që kemi të bëjmë me menstruacionin e hershëm apo precox dhe ka raste kur menstruacionet nuk ndodhin deri në moshën 18-vjeçare atëherë kemi të bëjmë me menstruacionin e vonuar apo pubertas tarda.

Zakonisht për të gjitha këto dhe çështje të tjera duhet të konsultoheni dhe të bëni një kontroll te gjinekologu, së paku një herë në vit.

Periudha më e rëndësishme në jetën e femrës

Zakonisht periudha më e rëndësishme në jetën e femrës është periudha fertile e saj, e cila fillon që nga mosha 18 – 38-vjeçare, periudhë kjo e cila për aftësitë fertile të femrës ndahet në tri periudha.

Periudha e parë dhe më e mira është nga mosha 18-28- vjeçare, periudhë kjo e cilësuar si më frytdhënëse.

Periudha e dytë e cila fillon nga mosha 28-35-vjeçare dhe periudha e tretë e cila fillon nga mosha 35-38-vjeçare e cila është më pak frytdhënëse por e një rëndësie të njëjtë.

Në fund, është edhe periudha e menopauzës dhe postmenopauzës, të cilat janë shumë të rëndësishme në jetën e femrës, sepse këtu ndodhim ndryshime të shumta hormonale të cilat luajnë rol të madh në zhvillimin fizik dhe psikik të femrave.

Pse është më e rëndësishme periudha fertile?

Periudha fertile e femrës është periudha më e rëndësishme në jetën e saj andaj edhe kujdesi shëndetësor në këtë periudhë është e një rëndësie të veçantë, sepse mundësia e sëmundjeve të ndryshme qofshin ato akute apo kronike e tumoreve të ndryshme, qofshin ato beninje apo malinje pastaj infeksioneve të ndryshme bakteriale e virusale është më e madhe.

Prandaj sipas ekspertëve më të njohur amerikanë, kontrollet dhe konsultat gjinekologjike në këtë periudhë duhet të jenë së paku një herë në 6 muaj, ku bashkë me kontrollin preferohet që të bëhet edhe ‘Papa testi’, një analizë shumë e thjeshtë por me domethënie të madhe sepse me këtë analizë vërehen ndryshimet e hershme citologjike që ndodhin në qafën e mitrës e cila pas gjirit është pjesa më e ndjeshme dhe më e shpeshtë e proceseve malinje që zhvillohen në të. Prandaj rezultati i kësaj analize e përcakton shkallën e saktë të invazionit të procesit infektiv apo malinj që na mundëson mjekimin me sukses të këtyre proceseve qofshin ato terapeutike apo operative. Ndërsa për shkak se pjesa vaginale i nënshtrohet më së shumti infeksioneve të ndryshme patogjene në këtë periudhë preferohet së paku një herë në vit të bëhen strishot cervikale vaginale dhe testet në mykoplasma e ureoplasma me qëllim të izolimit të baktereve patogjene dhe caktimit të terapisë sa më adekuate.

Në këtë periudhë një vend të veçantë zë edhe ultrasonografia e traktit gjenital të femrës përmes së cilës vërehen anomalitë e ndryshme që ndodhin në këto organe qofshin ato të lindura apo të fituara gjatë jetës, pastaj mund të vërejmë edhe ndryshimet që ndodhin në këto organe për shkak të sëmundjeve të ndryshme qofshin ato infektive tumorale apo malinje. Procedurë kjo e cila preferohet të bëhet së paku një herë në vit.

Një procedurë tjetër që duhet bërë në këtë periudhë është edhe HSG-eja (Histerosalpingografia) që është metodë e ekzaminimit të kavitetit të mitrës dhe tubave të mitrës.

Indikacionet kryesore për ta bërë HSG-në janë:

1. Steriliteti

2. Gjakderdhjet nga mitra

3. Defektet e lindura të organeve gjenitale

4. Lezionet e tubave te mitrës dhe

5. Diagnostika e tumoreve të pelvikut.

Të gjitha këto që u cekën më lart: kontrollet, ultrazërin dhe të gjitha analizat e nevojshme dhe interpretimin e tyre dhe HSG-në më së miri mund  t’i kryeni në Poliklinikën “Avicena” nga një staf tejet profesional e njerëzor.