Mocioni për rrëzimi e qeverisë, Insituti i shkruan letër Kuvendit

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani iu është përgjigjur kërkesës së kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani në lidhje me seancën ku pritet të votohet mocioni i rrëzimit të Qeverisë.

Ramadani në përgjigjen e tij, thotë se nivelin e emergjencës e cakton vet institucioni dhe sipas tij ata nuk interferojnë në detyrat kushtetuese të institucioneve shtetërore.

“Niveli i emergjencës (për mbajtjen e seancës) caktohet në raport me riskun e që është ekskluzivitet i Kuvendit, ashtu siç është ekskluzivitet i çdo institucioni në vete. IKSHPK nuk interferon në përmbushjen e detyrave kushtetuese të institucioneve shtetërore”, thuhet në letrën e drejtorit të Institutit Kombëtar për Shëndetësi, Naser Ramadani për kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Tutje, në po këtë letër, Ramadani ka shkruar se në rast se mbahet seanca, atëherë duhet të merren masa për këtë cështje.

“Megjithatë, ne rekomandojmë që në cilëndo situatë, krahas protokollit të ndërmerren të gjitha masat e domosdoshme në përputhje me kushtet e punës, që përfshinë: dezinfektimin e hapësirave të punës, kontrollin mjekësor të çdo pjesëmarrësi para hyrjes, mbajtjen e distancës së domosdoshme sociale, pastrimin e duarve dhe aplikimin e të gjitha masave dhe mjeteve tjera higjienike sipas nevojës dhe kërkesës së pjesëmarrësve”, thuhet tutje në letër.

Seancën për rrëzimin e Qeverisë Kurti e ka kërkuar partneri i koalicionit, LDK as 2 muaj pas arritjes së koalicionit.

Shkak për këtë mocion, sipas LDK-së, është bërë vendimi i Kurtit për të shkarkuar Agim Veliu nga posti i ministrit të Brendshëm dhe mos heqja e menjëhershme tarifës prej 100%.

Qeveria të premten ka vendosur ta heq tarifën prej 100% për lëndën e parë të mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Mocionin e LDK-së e kanë mbështetur zyrtarisht të gjitha partitë politike në vend.

Kosova është duke u përballur me virusin COVID-19, ku deri më tani janë infektuar 61 persona, ndërsa një ka vdekur.

Institucionet e Kosovës në vazhdimësi janë duke bërë thirrje për qytetarët dhe kanë marrë vendime që të mos dilet jashtë, të mbahet distanca dhe të vet-izolohen në shtëpi./rtklive

Letra e IKSHPK për Vjosa Osmanin në lidhje me seancën për rrëzimin e Qeverisë Foto: RTK