Ilustrim

Mitrovicë e Veriut, i vidhen dokumente, laptop e para në veturë

Një vjedhje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në Mitrovicë të Veriut, konkretisht në rrugën “Dervarit”.

Policia e Kosovës dje ka pranuar raportimin e një qytetari se persona të panjohur pasi i kanë thyer xhamin e veturës e cila ishte e parkuar, në veturë i kanë vjedhur dokumente personale, tre laptop dhe  para të gatshme.

Rasti po hetohet dhe për të është informuar edhe prokurori i shtetit.