Mitrovica. Foto: KALLXO.com

Mitrovicasi hap lokalin, policia inicon lëndën ndaj pronarit

Njësiti policor gjatë patrullimit në një lokal në rrugën “Agim Ramadani” në Mitrovicë, kishte vërejtur tre persona.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00.

Policia bën të ditur se ndaj pronarit të lokalit të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit pasi kishte vepruar kundër vendimit të Qeverisë për shkak të COVID-19 dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

PK tutje njofton se me dy personat tjerë janë marr inspektorët komunal.