Naim Bardiqi - Serketar në MSh

Miratohet propozimi për vazhdimin e mandatit të sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë

Naim Bardiqit gjatë ditës së sotme i është vazhduar mandati edhe për katër vite si sekretar në Ministrinë e Shëndetësisë.

Vazhdimi i mandatit u bë në mbledhjen e Qeverisë.

“Propozim-vendimi për mandatin e Naim Bardiqit si sekretar të MSH bazohet në performancën e shkëlqyeshme të tij. Ai ka treguar performancë edhe në menaxhimin dhe mbiëkëqyrjen e mekanizmave përgjegjës për vaksinim dhe pandeminë në përgjithësi”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Naim Bardiqi ishte emëruar sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në gusht të vitit 2018.

Në korrik të vitit të kaluar Bardiqi ishte pezulluar nga puna me vendim të ish-ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Në atë kohë KALLXO.com kishte siguruar vendimin e pezullimit për Bardiqin në të cilën tregoheshin arsyet e pezullimit.

Sipas ish- ministrit Zemaj në atë kohë, sekretari Bardiqi ishte përgjegjës për monitorim jo të duhur të proceseve të brendshme në Ministri duke e arsyetuar vendimin e tij se në MSH ka pasur monitorim të dobët të procesit të prokurimit, dështim në sigurimin e zbatimit të ligjit, proceseve të parregullta të avancimeve e gradimeve brenda këtij institucioni.

Bardiqi në atë kohë kishte thënë se vendimin për pezullim nga puna e kishte marrë pas orës 16:00, pra pesë minuta pasi kishte përfunduar orari punës.