Mbledhja e Qeverisë. Foto: MKRS

Miratohet nisma për kalimet e përbashkëta kufitare me Maqedoninë e Veriut

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar shqyrtimin për nismën e lidhjes së marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për kalimet e përbashkëta kufitare “Hani i Elezit – Bllacë” dhe “Glloboqicë – Jazhnicë”.

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu tha së ky projektmarrëveshje është në kuadër të interesave të përbashkëta ndërmjet të dyja vendeve.

“Projektmarrëveshje është në kuadër te interesave te përbashkëta mes dy shteteve. Kjo projektmarrëveshje do te lehtësoj procedurat dhe do te lehtësoj qarkullimin e personave, mjeteve dhe mallrave”, tha Veliu, të hënën.