Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Ministrja Rozeta Hajdari tregon pse u rrit importi nga Serbia

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari në emisionin ‘Kallxo Përnime’ tha që rritja e importit nga Serbia gjatë katër muajve të parë të këtij viti është pasojë e mungesës së mbrojtjes së industrisë nga shteti.

“Nuk ka qenë industria e mbrojtur nga vetë shteti. Ne jemi duke identifikuar të gjitha barrierat që janë. Ne kemi filluar me masat dumping, ligjin për tregtinë e jashtme për të mposhtur barrierat”, tha Hajdari.

Sipas të dhënave për katër muajt e parë të sivjetmë, janar-prill, importi i mallrave nga Serbia sa vjen e rritet. Nga 14.1 milionë euro sa ishte në muajin e parë, kaloi 26 milionë euro në muajin prill apo 72 për qind më shumë se prilli i 2020-ës. 

Ndërkaq Hajdari thotë se masat dumping (importin e mallrave në Kosovë me një çmim më të ulët të eksportit sesa çmimi i krahasueshëm për produktin e ngjashëm të destinuar për konsum nën kushtet normale të tregut në vendin eksportues) do të mundohen të ulin eksportin nga Serbia.

“Nga Qeveria Kurti janë masat për koncentratin për shpezë dhe kafshë. Poashtu kemi pasur masë antidamping për bllokat standard që janë importuar nga Serbia. Por meqë kjo mas ëështë vendosur në vitin 2016 është një rregull që pesë vitete duhet të shfuqizohet.  Por kjo nuk do të thotë që nuk duhet të bëjmë përsëri një masë të ngjashme” tha Hajdari.

Sipas saj, në shqyrtim është edhe edhe sektori i prodhimit të miellit dhe mbrojtja e importit nga Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Jemi duke punuar me Shoqatën e Mullistëve për gurin për masën anti-damping për importin nga Serbia” tha ajo.