Foto: Arben Vitia / Facebook

Ministri Vitia: Nisi puna në realizimin e investimeve në infrastrukturën e Klinikës së Urologjisë në vlerë 1.2 milion euro

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se ka nisur puna për realizimin e investimit në infrastrukturën e Klinikës së Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas Vitisë, vlera e investimit është 1.2 milion euro.

“Mbi 1.2 milionë euro – Investim rrënjësor pas 20 vitesh në klinikën e Urologjisë” – tha ai.

Ministri theksoi se ky investim do të mundësojë kushte spitalore optimale për pritjen dhe trajtimin e pacientëve, dhoma të pacientëve të renovuara, hapësira të duhura për procedura dhe shërbime mjekësore, sportele të riorganizuara e korridore të renovuara, transformimin e kushteve të punës për stafin si dhe sallat operative të optimalizuara duke përfshirë zhvendosjen në lokacion tjetër të ESËL – aparatit për thyerje të gurëve dhe cistoskopisë.

Tutje, ministri tha se janë duke vijuar transformimin klinikë për klinikë.