Skandal: Anton Quni “nuk kishte ftesë” për ceremoninë e Presidentit në FSK

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni gjatë ditës së sotme nuk ka marrë pjësë në ceremoninë ku Presidenti Hashim Thaçi i është drejtuar ushtarëve të FSK-së me një fjalim.

Se nuk mori pjesë në këtë ngjarje e ka konfirmuar për KALLXO.com vetë ministri Quni.

“Nuk kisha ftesë”, është përgjigjur shkurt Quni për KALLXO.com.

Fjalimi dhe parakalimi i Thaçit para ushtarëve të FSK-së erdhi vetëm pak orë pasi një ceremoni për ndër të 12 vjetorit të pavarësisë ishte mbajtur pa praninë e tij. Në ceremoninë e paradites aty kishin qenë kryeministri Albin Kurti, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ministra e ambasadorë të huaj të akredituar në Kosovë.

Por fjalimi i Thaçit nuk u ndoq nga asnjë përfaqësues institucional dhe mysafir i huaj.

I vetmi që kishte ardhur ta ndjekë këtë ngjarje ishte Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së.

Dikur quajtën njëri tjetrin “frikacak” e “mercenar”, Anton Quni nuk shkon në parakalimin e Thaçit në FSK