Ministri britanik uron Albin Kurtin për formimin e Qeverisë

Ministri britanik i Shtetit për Europë dhe Amerikë, Christopher Pincher e ka uruar Qeverinë e re të Kosovës në krye me Albin Kurtin.

Ai përmes një shkrimi në ‘Twitter’ ka thënë se bashkë me Kurtin do të ndërtojnë një bashkëpunim të fortë mes Britanisë dhe Kosovës.

“Urime për Qeverinë e re të Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti. Do të shikojmë mundësinë që së shpejti të bisedojmë përsëri dhe të ndërtojmë një partnership të fortë mes dy vendeve tona”, ka shkruar Pincher.

Albin Kurti është zgjedhur të hënën kryeministër i ri i Republikës së Kosovës.