Më shumë të shëruar se të infektuar me COVID-19

Gjatë ditës së sotme janë testuar 225 mostra për COVID-19.

Dhe, rezultatet tregojnë se vetëm 9 qytetarë të Kosovës kanë rezultuar pozitiv.

Kështu ka bërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në “Facebook”.

Deri më tani numri i të prekurve në Kosovë ka arritur në 799.

Ministri ka treguar se sot janë shëruar 17 pacientë.