Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Me plumb në makinë, kanoset burri nga Lipjani

Një burrë nga Lipjani ka raportuar se në veturën e tij, në pjesën e parafangos (Fletë e metaltë që mbulon nga sipër rrotën e makinës) kishte gjetur të vendosur një plumb.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 21:00, derisa nga policia është cilësuar si ‘kanosje’.