Mbyllet për publikun seanca ndaj ish-ministrit Numan Baliq

Gjykata e Pejës e ka mbyllur për publikun procesin gjyqësor ndaj ish-Ministrit të Shëndetësisë, Numan Baliq, që po akuzohet për sulm seksual.

Një vendim i tillë është marrë në seancën e sotme.

Ky vendim është marrë për shkak të ndjeshmërisë se çështjes.

Baliq po akuzohet se duke u ushtruar detyrën e mjekut në Spitalin e Pejës ka keqpërdorur gjendjen e të dëmtuarës për qëllime seksuale.

Sipas Prokurorisë, i akuzuari e kishte cytur viktimën që ta prekë me qëllime seksuale pa pëlqimin e saj.

Aktakuza thotë se viktima kishte arritur që të largohet nga ai, duke kërkuar ndihmë fillimisht nga rojet e sigurisë, e më pas e kishte lajmëruar rastin në polici.

Baliq për këtë vepër penale ishte deklaruar i pafajshëm.

Ish-ministri Numan Baliq në gjyq për sulm seksual: Asgjë nuk ka ndodhur ashtu me forcë