Mbushet "Arena Kombëtare", tifozët e flaktë brohorasin njëzëri “Shqipëri”

Pas pak minutave do të fillojë ndeshja e shumëpritur e kombëtares shqiptare me Çekinë, ndërsa tashmë stadiumi i Arenës Kombëtare është pothuajse i mbushur.

Tifozët tepër të zjarrtë brohorasin, këndojnë dhe festojnë për këtë ndeshje të rëndësishme, e cila do të jetë bileta për kualifikimin në “Euro 2024”. Ata e kanë nisur festën orë më parë, ku rrugët e Tiranës janë pushtuar nga tifozë të shumtë.

Videon mund ta shikoni këtu.

Të gjithë të pranishmit kanë vendosur në kokë pislin, dhuratë kjo nga Digitalb, për ta bërë më të bukur por edhe më emocionuese ndeshjen e sotme.

Ndërkohë trajneri Sylvinho ka publikuar formacionin titullar teksa Ismajlin e dëmtuar e ka zëvendësuar me Arlind Ajeti. Taulant Seferi do të pozicionohet në krahun e majtë të sulmit. Ndërkohë, nuk ndryshon pjesa tjetër e skuadrës me Berishën në portë, Gjimshitin, Hysajn dhe Mitajn në mbrojtje, Asllani, Ramadani dhe Bajrami në mesfushë si dhe Cikalleshi e Asani në sulm./TCH