Kurti i gëzohet kualifikimit të kombëtares së Shqipërisë në EURO 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar kombëtaren e Shqipërisë për kualifikimin në kampionatin EURO 2024.

Kurti kualifikimin e Shqipërisë e ka quajtur “festë të madhe” dhe ka theksuar se kjo po ndodhë për të dytën herë në histori.

“Shqipëria kalon. Festë e madhe, që do vazhdojë në Euro 2024. Për herë të dytë në histori. Pas Francës, tashmë drejt Gjermanisë. Urime lojtarëve, gëzuar të gjithëve”- ka shkruar Kurti.

Ndeshja mes Moldavisë dhe Shqipërisë ka përfunduar me barazim 1-1, e vlefshme për kualifikimet për kampionatin EURO 2024.

Sokol Cikalleshi ka shënuar në minutën e 24 nga pika e bardhë.

Mirëpo më pas, Moldavia ka shënuar duke barazuar rezultatin 1-1 kundër Shqipërisë.

Golin për moldavët e shënoi Baboglo në minutën e 87.

Shqipëria kualifikohet në kampionatin EURO 2024