Mbrojtja e Veselit ka vazhduar pyetjet për dëshmitarin e tetë të ZPS-së

Mbrojtësi i Kadri Veselit av.Andrew Strong në seancë publike vazhdij pyetjet për dëshmitarin e tetë të identifikuar me kodin 4323, lidhur me ngjarjet në Bajgorë, në qendrën e ndalimit në atë kohë.

Av. Strong e pyet dëshmitarin lidhur me betejën që e bëri UÇK-në të largohej nga zona Operative e Llapit, saktësisht në Kaqanoll dhe Bajgorë, ku të njëjtit kishin shkuar deri në Potok dhe më pastaj e kishin ndaluar avancimin e tyre në pajtim me strategjinë e tyre. Dëshmitari e pohon këtë fakt.

Av. Strong e pyeti dëshmitarin se çka kishte ndodhur para asaj ofensive që qytetarët po largoheshin në masë të madhe nga zona.

Dëshmitari deklaroi se ‘’Njerëzit që kanë pasë mundësi me ikë kanë ikë po ka pasë edhe njerëz që s’kanë pas fat me ikë’’.

Dëshmitari konfirmon se puna e tij si një rekrut i ri ka qenë sigurimi i civilëve që po largoheshin në drejtim të sigurt drejt Potokut.

Av. Strong prezantoi dy dokumente para gjykatës dhe dëshmitarit, një dokument nga UNHCR që tregonte se si të njëjtit kishin shkuar në zonën e konfliktit nga ana e Mitrovicës por ishin ndaluar nga Policia dhe që përgjatë rrugës kishin vrojtuar se ishin larguar 10000 (dhjetë mijë) persona nga Podujeva në Mitrovicë. Dëshmitari e konfirmoi këtë fakt.

Dokumenti i dytë që u prezantua ishte një raport nga Këshilli i Mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Kosovë, ku thuhej se 20000 (njëzet mijë) banorë të Shalës së Bajgorës ishin strehuar në maje malore.

Dëshmitari e konfirmon se ky përshkrim e reflekton kaosin që e kishte parë në atë kohë.

Këto dy dokumente u propozuan nga av.Strong që të pranohen si prova gjyqësore e që u pranuan nga ZPS dhe trupi gjykues, e të cilat po ashtu do të jenë publike.

Tutje mbrojtja e Selimit e pyeti dëshmitarin në lidhje me Betejën e Kaqanollit, që UÇK ishte shpartalluar prandaj edhe 20000 persona po vërshonin për t`u larguar nga ajo zonë.

Av.Strong prezantoi në gjykatë një komunikatë zyrtare të UÇK-së lidhur më këtë ngjarje të 24 shtatorit 98’.

‘’UÇK në zonat e Shalës së Bajgorës dhe Llapit është përballur me ofensivën e armikut dhe mercenarëve rus edhe rumun… UÇK i’u është kundërvënë me forcat dhe i ka detyruar ato të tërhiqen’’.

‘’Në Zonën e Llapit, në qafën e Kaqanollit ku armikut i’u vranë 100 ushtarë dhe u detyrua të tërhiqet duke lënë 10 tanke dhe sasi të mëdha municionesh’.’

Dëshmitari deklaroi se pretendimet që forcat serbe janë detyruar të tërhiqen është i pasaktë sepse sipas dëshmitarit ‘’Ka qenë një prej betejave më të mëdha, nuk i kemi detyru me u tërhjek’’.

Dëshmitari konfirmoi për mbrojtjen e Veselit se ka pasur mercenar rus dhe rumun dhe se në fshatin Dobratin ka qenë e stacionuar pjesa tjetër e ushtrisë.

Av. Strong e pyeti dëshmitarin nëse këto komunikata të UÇK-së kanë qenë mikse në sensin për të ‘ekzagjeruar’ sukseset e UÇK-së dhe për të ‘minimizuar’ mposhtjet e saj.

Dëshmitari e ka konfirmuar po ashtu këtë fakt.

Mbrojtja e Selimit po vazhdon me pyetjet për këtë dëshmitar, në seancë të mbyllur për publikun.

Mbrojtja e Thaçit vazhdon sot me pyetjet ndaj dëshmitarit të tetë të ZPS-së

Raportimet e tjera të KALLXO.com lidhur me këtë rast mund t’i lexoni në këtë LINK.