Mbi 250 milionë euro investime, ministri Murati tregon përfitimet nga organizimi i Lojërave Mesdhetare

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë përmes një postimin në Facebook se organizimi i Lojërave Mesdhetare do të sjellë përfitime qindra milionëshe për Kosovën.

Murati ka thënë se nga ky organizmin Kosova pritet të përfitojë mbi 250 milionë euro investime publike e qindra milionë të tjera private. Njëkohësisht sipas tij, me organizimin e LM “Prishtina 2023” do të konsolidohet imazhi shtetëror në arenën ndërkombëtare.

“Mbi 250 milionë euro investime publike në stadiume, pishina, salla sportive e infrastrukturë tjetër sportive. Edhe qindra miliona euro tjera investime private në akomodim, hoteleri e turizëm. Krahas përfitimeve direkte financiare që do të vijnë me organizimin e Lojërave Mesdhetare, përmes tyre do të konsolidohet imazhi shtetëror në arenën ndërkombëtare, përforcohet përkatësia dhe identiteti shtetëror si dhe do të investohet në infrastrukturë fizike të modernizuar”- ka shkruar ministri Murati në Facebook.

Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare sot në Heraklion të Greqisë, ka shpallur Kosovën shtet mikpritës të LM2030.

Kosova nikoqire e Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’