Kosova nikoqire e Lojërave Mesdhetare 'Prishtina 2030'

Shteti i Kosovës do të jetë nikoqir e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook”, kryeministri i vendit, Albin Kurti.

“Kosova nikoqire e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Arritje e jashtëzakonshme. Urime të gjithëve”- ka shkruar Kurti.

Edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar përmes një postimi duke thënë se kjo është një fitore e madhe për Kosovën dhe festival i madh sportiv për mbarë kombin shqiptar.

“Lojërat Mesdhetare – Prishtina 2030 janë arritje e madhe për Prishtinën, fitore e madhe për Kosovën dhe Festival i madh sportiv për mbarë kombin shqiptar”- është shprehur Rama.

Në prill të këtij viti, Kurti pati bërë të ditur se se zyrtarisht Kosova do ishte shtet kandidat për organizimin e Lojërave Mesdhetare, “Prishtina 2030”.

Ndërkaq, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi ishte shprehur se Kosova është e gatshme për të organizuar Lojërat Mesdhetare, “Prishtina 2030”.

Lojërat 2030, shënon edicionin e 21-të të kësaj ngjarjeje multi-sportive e cila i bën bashkë sportistët dhe qytetarët e 26 shteteve të tri kontinenteve të cilët preken nga ujërat e Mesdheut.

Kosova shtet kandidat për organizimin e Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’