Ilustrim

Mbi 2 milionë njerëz të infektuar nga coronavirusi në mbarë botën

Numri i rasteve të konfirmuara me coronavirus në botë ka kalur shifrën prej dy milionësh, raporton BBC.

Shifra është bërë e ditur nga Universiteti “Johns Hopkins”,që ka përcjell të dhënat për infeksionet dhe vdekjet nga COVID-19 në mbarë botën.

Më shumë se 600,000 raste janë regjistruar vetëm në SHBA, ndërsa 128,000 njerëz kanë vdekur globalisht.

Në anën tjetër, në  Kosovë deri më tani janë konfirmuar 387 raste me coronavirus, 66 persona të shëruar dhe 9 të vdekur nga pandemia.

Coronavirusi ishte shfaqur fillmisht në Wuhan të Kinës në fund të dhjetorit të 2019-ës, ndërkaq shkencëtarët ende nuk kanë arritur të zbulojnë vaksinën kundër këtij virusi.