Masat ndaj coronavirusit - Mbyllen qendrat për të moshuarit në Prishtinë

Pas konfirmimit të dy rasteve të para në Kosovë për coronavirus, Komuna e Prishtinës ka mbyllur qendrat për të moshuar.

Kështu ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Qendrat për të Moshuar janë mbyllur si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Në dy qendrat në lagjet Aktash e Tophane, Komuna e Prishtinës e shërben shujtën e ngrohtë, prandaj, në funksion të përforcimit të masave mbrojtëse, sonte janë dezinfektuar”, ka njoftuar Ahmeti.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës janë miratuar një sër masash për parandalimin e rritjes së numrit të të prekurve me coronavirus.

Në mbledhjen e cila fillimisht nisi me dyer të mbyllura për gazetarë në konferencë u bë e ditur se, kafeteritë, restauranet, tregjet, aktivitetet sportive, rinore, kulturore do të mbyllen deri në një vendim tjetër.

Konfirmimi për coronavirus, familje në Klinë vendosen në karantinë

.