Shkolla Fillore "Pjeter Bogdani", Prishtine, Foto: Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Masat e Qeverisë për shkollat dhe fakultetet

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditura masat e reja anti COVID dhe zhvillimin e mësimit.

Fakultetet do të zhvillojnë mësimin në distancë, ndërsa shkollat Fillore dhe të Mesme do të mësojnë sipas manualeve të Ministrisë së Arsimit.

“Kemi vendosur që arsimi i lartë të kaloj plotësisht online, ndërsa për arsimin e ulët vlejnë manualët dhe me komunat ku vendimet merren sipas komunës dhe shkollave veq e veq”, ka thënë Hoti.

Mësimi për vitin shkollor 2020-2021 ka filluar më 14 shtator.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përgatitur tre skenarë të ndryshëm për fillimin e vitit të ri shkollor, në kohë pandemie, Skenari A është për mësim fizik në shkolla, skenari B – mësimi i kombinuar dhe skenari C – mësimi online nga platforma të ndryshme.