Takimi i 27 shkurtit në Bruksel mes të kryeministrit Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq | Foto: BE

Marrëveshja dhe negociatat - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po diskutohet për takimin e sotëm të Brukselit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Cilat janë vendimet në Bruksel?

Si interpretohet marrëveshja e panënshkruar?

A mund të ndryshojë diçka prej gjendjes aktuale?

Si e kanë pritur komunitetet marrëveshjen që pritet të nënshkruhet?

Të ftuar në emision janë: Emilija Rexhepi, zëvendëskryeministre e Kosovës; Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së; Aleksandar Jabllanoviq, lider i Partisë së Serbëve të Kosovës; Sllagjana Pantoviq, politikane e pavarur nga Zveçani, Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim.