Ilustrim

Malishevë – Sulmoi vëllain dhe punëtorin e tij brenda kuzhinës së restorantit

 

Një person është arrestuar nga Policia në Malishevë, pasi i njëjti dyshohet se e ka sulmuar vëllain e tij derisa ky i fundit ishte duke punuar në kuzhinën e një restoranti. Sipas bën të ditur Policia, viktima, në këtë rast vëllai i të dyshuarit ka pësuar lëndime të lehta trupore. Po ashtu policia njofton se i dyshuari ka sulmuar edhe një punëtorë tjetër.

“Është arrestuar i dyshuari i cili kishte shkuar dhe hyrë në restorant, brenda në kuzhinë e kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij dhe punëtorin e tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuar ndalohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, ka njoftuar Policia.