Ilustrim

Malishevë, personi që u gjet i varur është biznesmeni i njohur

Një burrë është gjetur i varur në objektin e biznesit familjar sot në orët e pasdites në fshatin Mleqan të Malishevës.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ndërsa Prokuroria e Gjakovës ka dhënë detaje për KALLXO.com.

Hekuran Batusha, bashkëpunëtor profesional i Prokurorisë së Gjakovës, tha se rasti është cilësuar si hetim i vdekjes, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“Lidhur me rastin në fjalë, Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML” – tha ai.

KALLXO.com merr vesh se viktima është biznesmeni Lulzim Kryeziu, pronar i rrjetit të pompave të derivateve “Shell” në Kosovë.

Gjendet i varur në objektin e biznesit familjar një person në Malishevë