Gjendet i varur në objektin e biznesit familjar një person në Malishevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i moshës madhore është gjetur i varur në objektin e biznesit familjar.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:20 në fshatin Mleqan-Malishevë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj ka thënë se njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Po ashtu është thënë se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore.