Lushtaku pyet KQZ-në për sigurinë e zgjedhjeve në veri, deputetja Statovci thotë se ata nuk janë ftuar për këtë temë

 

Një pyetje e nënkryetarit të Komisionit për Buxhet, punë dhe Transfere, Mërgim Lushtakut ka ngjallur replika dhe kundër-replika mes tij dhe deputetes së Vetëvendosjes Jeta Statovci gjatë mbledhjes të këtij komisioni.

Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku ka pyetur përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me sigurinë e mbajtjes së zgjedhjeve në veri, pas sulmeve në drejtim të zyreve të tyre që ndodhen dje.

Lidhur me këtë, deputetja Statovci tha se po dalin nga rendi i ditës, pasi që në rend të ditës është shqyrtimi i raportit financiar të KQZ-së e jo tema të tjera.

“Ne e diskutuam që e miratuam një rend dite që është shqyrtimi i raportit financiar, për ketë arsye do të raportojnë, për shpenzimet dhe ne duhet të qendrojmë në kuadër të linjave. Si deputet kemi një varg modalitetesh se si të ju drejtohemi me pytje institucionit në fjalë”- ka thënë Statovci.

Për këtë deklaratë deputeti Lushtaku pati një kundër-replikë duke thënë se ai nuk po pyet çështje që nuk janë në domenin e KQZ-së.

Ai ju drejtua deputetes Statovci duke i thënë se “Nuk ke nevojë me bë avokaten këtu”.

Deputetja Statovci ka kërkuar nga Lushtaku të mos kaloj në etiketime.

Lidhur me sigurinë e zgjedhjeve në veri, kryesuesi i KQZ-së Kreshnik Radoniqi ka thënë se KQZ mbrëmë është deklaruar lidhur me këtë çështje.

“KQZ mbrëmë ka mbajt mbledhje dhe i ka adesu ato që i takojnë KQZ-s për sigurinë. Për ketë mbledhje nuk kemi me deklaru diçka më shumë. Mbetet që zgjedhjet me vazhdu sipas planit operacional”- ka thënë ai.

Ndërsa Burim Ahmetaj nga KQZ tha se ky institucion dje janë penguar në ushtrimin e detyrës së tyre zyrtare.

“Ne jemi pengu për me ushtru detyrën tonë zyrtare. Në Zubin Potok dhe Mitrovicë të veriut kemi has në pengesa direkte dhe kemi informacione se janë dëgjuar alarmet dhe që ka pasur turma të qytetarëve”- ka thënë Ahmetaj.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere është duke e shqyrtuar Projektligjin për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti pensional.