Lumir Abdixhiku shërohet nga COVID-19

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit në Qeverinë Kurti, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook ka treguar se ai dhe bashkëshortja e tij të cilët ishin infektuar me COVID-19 janë në mesin e të shëruarve të sotëm në Kosovë.

“E kaluam edhe këtë. Sapo u njoftuam nga IKSHPK se jemi në mesin e të shëruarve të sotëm në Kosovë.Kështu, ngadalë e më në fund, po i kthehemi normalitetit. Faleminderit secilit për kujdesin e treguar në gjithë këtë kohë. Na e bëtë përballjen shumë më të lehtë” ka shkruar Abdixhiku.