Gruri, Foto: Pixabay

Lufta në Ukrainë "katastrofike për ushqimin global"

Lufta në Ukrainë do të rezultojë me një tronditje ekonomike sa i përket furnizimit global dhe kostos së ushqimit.

Kështu ka ka thënë shefi i një prej kompanive më të mëdha të plehrave në botë, Yara International.

Svein Tore Holsether, shefi i Yara International, tha se çmimet e plehrave, të cilat ishin tashmë të larta përpara pushtimit rus për shkak të rritjes së çmimeve të gazit, mund të vazhdojnë të rriten.

“Yara International, e cila operon në më shumë se 60 vende, blen sasi të konsiderueshme të lëndëve të para bazë nga Rusia.

Çmimet e plehrave tashmë veçse kanë qenë të larta për shkak të rritjes së çmimeve të gazit me shumicë.

Shefi i Yara, Svein Tore Holsether, ka paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet edhe më shumë.

“Gjërat po ndryshojnë nga ora në orë”, tha ai për BBC.

“Ne ishim tashmë në një situatë të vështirë para luftës… dhe tani ka një ndërprerje shtesë në zinxhirët e furnizimit dhe po i afrohemi pjesës më të rëndësishme të këtij sezoni për hemisferën veriore, ku shumë pleh artificial lëviz nëpër vende të ndryshme të botës dhe lufta në Ukrainë ka shumë të ngjarë të ndikojë në këtë.”

Rusia dhe Ukraina janë disa nga prodhuesit më të mëdhenj në bujqësi dhe ushqim në nivel global.

Rusia prodhon gjithashtu sasi të mëdha të lëndëve ushqyese, të tilla si potasi dhe fosfati – përbërës kryesorë në plehra, të cilët u mundësojnë bimëve dhe kulturave të rriten.

“Gjysma e popullsisë së botës e siguron ushqimin si rezultat i plehrave… dhe nëse ka pleh të mjaftueshëm apo fare hiq për disa kultura, atëherë rendimenti do të bjerë me 50%. Për mua, më pak më shqetëson fakti nëse po kalojmë në një krizë globale ushqimore – e shumë më shumë më shqetëson fakti se sa e madhe do të jetë kjo krizë”, tha Holsether./BBC