Lluzhan, kapet transporti ilegal i drunjve

Një person është arrestuar dje në Lluzhan të Podujevës.

Kjo pasi që policia gjatë kontrollit të automjetit të tij ka gjetur që ai i transportonte dru, pa dokumente përcjellëse.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës pesë të mëngjesit dhe drutë janë konfiskuar.