Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

(FOTO) Thahen drunjtë dhe gjelbërimi në Prishtinë

Drunjtë dhe shumë zona të gjelbra në Prishtinë janë tharë si shkak i temperaturave të larta ditëve të fundit dhe mirëmbajtja jo adekuate.

Drunjtë që ishin zhvendosur nga zona e Fakultetit Filologjik janë tharë dhe pritet të largohen nga ana e komunës.

Po ashtu shumë fidanë të mbjellur nëpër zona të ndryshme të qytetit janë tharë.

Gjendje e njëjtë është edhe me hapësirat gjelbëruese që janë të vendosur nëpër sheshet kryesore të qytetit.

Në anën tjetër, komuna shpenzon me mijëra euro brenda vitit në drunjtë e lule dekorative.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.