Ilustrim

Kapet i dyshuari duke transportuar dru ilegalisht në kufi me Maqedoninë e Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka ndaluar një kamion me targa vendore që po drejtohej nga një burrë, i cili ishte duke transportuar dru ilegalisht.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në fshatin Seqishtë të Hanit të Elezit, në pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut rreth orës 19:50.

“Njësitë policore kanë ndaluar një kamion me targa vendore me drejtues të dyshuarin ku gjatë kontrollit është vërejtur se në kamion ka të ngarkuar dru për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion për transport”, thuhet në raportin e Policisë.

Tutje është thënë se sipas zyrtarit të ekonomisë pyjore në kamion kanë qenë 6.30 metra kub të cilat janë sekuestruar.

Policia ka thënë se rasti është dërguar në gjykatën përkatëse në mënyrë të rregullt.