Ilustrim

Dy persona të lënduar në një aksident trafiku në Lluzhan të Podujevës

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident që ka ndodhur në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Lluzhan,  ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut” – ka deklaruar Ahmeti.