Ilustrim

Lipjan, një person raporton në Polici dëmtimin e varrit të prindit

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se i është dëmtuar pllaka e varrit të prindit të tij, nga i/të dyshuar deri më tani të panjohur.

Rasti ka ndodhur në Lipjan, të enjten rreth orës 16:45.

Sipas Policisë, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, dhe se rasti vazhdon të hetohet.