Sheshi “Adem Jashari” në Lipjan, Foto: KALLXO.com

Lipjan: Fjalosen një burrë dhe një grua, shoqërohen në polici

Një fjalosje mes vete ishte shkak që një burrë dhe një grua nga Lipjani të shoqërohen dje në Polici.

Policia ka njoftuar se nga revolta gruaja e ka goditur derën dhe është lënduar.

Policia këtë rast e ka trajtuar si dhunë në familje dhe me vendim të prokurorit, burri është dërguar në mbajtje.

Ndërsa gruaja është dërguar në strehimore.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur në ora 10:55.