Nderhyrjet ne trotuar te pritores, Foto: Gent Sejdiu

Punimet në stacione të autobusëve në Prishtinë, si do të mundësohet ndalimi afër trotuareve?

Komuna e Prishtinës ka nisur të ndërhyjë në hapësirat ek pritoret e autobusëve, siç thonë ata për qasje më të lehtë në autobusë për gjithë pasagjerët, përfshirë personat me aftësi kufizuar me karroca po ashtu edhe nënat/ baballarët me karroca me fëmijë.

Komuna po ashtu ka në plan në që rrugët me katër korsi, korsia e djathtë të jetë e dedikuar për autobusë për të zvogëluar vonesat e tyre.

Ditë më parë qytetarët postuan fotografi të punimeve që po bëheshin në një stacion në qendër të qytetit ku kërkohej të dihej se si do futen autobusët në stacion.

Foto: ‘Vrojtuesit e Lagjes’ Prishtine

Gent Sejdiu, menaxher i projekteve në komunë, një një deklarim për KALLXO.com bëri të ditur se si e kanë planifikuar qasjen në stacione.

“Ky model i pritoreve tani është praktikë në vendet perëndimore me qasje të afërt të çdo lloj autobusi me madhësi të ndryshme afër trotuarit, ku edhe rampa për qasje të karrocave lëshohet në hapësirën e trotuarit. Testimet i kemi bërë me anëtarët e shoqatës HENDIKOS dhe jane shumë të kënaqurme këtë model”- ka bërë të ditur Sejdiu.

Sejdiu tutje potencoi se ky model pritoreve u pamundëson makinave të parkohen, po ashtu edhe zvogëlimin e ndalimit të taksive ilegal në stacione të autobusëve.

“Ky model i pritoreve po ashtu i parandalon aksidentet e autobusave me vetura duke lëvizur nga stacioni”- shtoi ai.

Zgjatja e trotuarit para pritores

Ndërhyrjet e tilla në stacione e rrugë janë pjesë e implementimit të planit të mobilitetit i cili përfshin shumë ndërhyrje në infrastrukurën rrugore të qytetit.

Komuna ka disa vite që ka nisur implementimin e këtij plani me ndërtim të shtigjeve të ciklizmit, blerjen e bicikletave të qytetit të cilat pritet të futen në përdorim nga viti i ardhshëm pas ndërtimit të stacioneve për parkim.

Plani i mobiliteti parasheh edhe reformat ne Trafikun Urban ku komuna tashmë ka blerë autobusë të rinj dhe është në pritje të 30 tjerëve që do vijnë në vitin 2024.

Në Trafikun Urban komuna ka nisur reforma edhe në pagesë të biletës, përmes SMS dhe plani është të kalohet në bileta digjitale.

Prishtina bëhet me 100 biçikleta të reja të cilat do të përdoren për transport publik – FOTO