Foto: BBC/Reuters

Letonia mbyll kufirin për rusët

Vendet në mbarë botën po reagojnë ndaj krizës që po ndodh në Rusi ku fqinjët e saj më të afërt po ndërmarrin hapat më vendimtarë.

Letonia – e cila pati  fluks rusësh të arratisur kur filloi lufta në Ukrainë vitin e kaluar, ka mbyllur kufirin e saj me Rusinë.

Në një postim në Twitter, Ministri i Jashtëm tha se hyrja për këdo që largohet “për shkak të ngjarjeve aktuale” nuk do të konsiderohet për hyrje.

Edhe Estonia ka thënë se po forcon sigurinë përgjatë kufirit të saj, kryeministrja Kaja Kallas shtoi se ishte në kontakt të ngushtë me homologët e saj letonez, lituanez dhe finlandez.

Shumë vende të tjera – përfshirë Poloninë, Britaninë e Madhe dhe SHBA – kanë thënë gjithashtu se po monitorojnë nga afër situatën. BBC

Wagner nis lëvizjet drejt Moskës