Leposaviqi - FOTO KALLXO

Leposaviq, qytetarit ia thyejnë dhe djegin veturën

Një person ka raportuar në Polici se persona të panjohur në Leposaviq i kanë thyer xhamin e veturës dhe pastaj i kanë vënë zjarrin.

Sipas Policisë së Kosovës, njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 00:40 në Leposaviq.