Ilustrim

Lëndohet një grua pas një zjarri të shkaktuar nga energjia elektrike

Një grua ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor pasi në banesën e saj ishte shkaktuar një zjarr për shkak të problemeve me energji elektrike.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Beqir Kastrati”, në Gjakovë orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Gjithashtu në raportin ditor të policisë thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore, ekipet e zjarrfikësve dhe  ekipi i KEDS-it.