LDK mbështet dialogun për njohje, pa prekur integritetin dhe sovranitetin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikur pas takimit me takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak ka thënë se LDK mbështet dialogun me njohje të ndërsjellë dhe pa prekur integritetin territorial.

Sipas komunikatës për media të LDK-së, Abdixhiku ka njoftuar Lajçak dhe Escobar për qëndrimet e LDK-së karshi situatës politike në vend.

“LDK-ja mbështet procesin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundoj me njohje të ndërsjellë dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve – duke respektuar integritetin territorial, sovranitetin dhe rendin kushtetues te Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Tutje kjo parti ka theksuar se mbetet partnere kredibile e SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian në proceset e rëndësishme të vendit.

Lajçak dhe Escobar sot kanë takuar edhe liderin e PDK-së, Memli Krasniqin si dhe atë të AAK-së Ramush Haradinaj.

Të dy liderët pas takimeve janë shprehur se përkrahin dialogun i cili në marrëveshjen finale përfshinë njohjen e ndërsjellë duke respektuar Kushtetutën dhe integritetin territorial.

Përveç liderëve opozitar, Lajçak dhe Escobar kanë takuar edhe presidenten Vjosa Osmani si dhe kryeministrin Albin Kurti.

Pas vizitës në Kosovë, ata pritet që të vizitojnë edhe Serbinë.