Lajm i rremë:Helikopterët nuk do ta dezinfektojnë ambientin

Në rrjetet sociale ka qarkulluar një njoftim se sonte nga ora 23:30, askush nuk do të mund të lëvizë nëpër rrugë, t’i mbyllë dyert dhe dritaret, pasi helikopterët do të dezinefktojnë ambientet si pjesë e protokollit të zhdukjes së pandemisë së coronavirusit.

Këtë njoftim e kanë shpërndarë edhe shumë qytetarë.

Por, Naser Ramdani, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, për KALLXO.com, e ka mohuar një gjë të tillë, duke e quajtuar edhe ‘lajm të rremë’.

“Fake news”, ka thënë shkurt Ramadani.

Ky lajm fillimisht është shpërndarë në Zvicër dhe pastaj është përkthyer në gjuhën shqipe. Lajmi nuk ka të bëjë asgjë me realitetin.

Në Kosovë pak minuta më parë u njoftua edhe për një të infektuar me coronavirs. Qeveria e Kosovës ditë më parë ka shpallur gjendjen emergjente pas situatës me rrezikun e shpërndarjes së këtij virusi.

Qytetet si Vitia, Malisheva, Podujeva dhe Klina janë në karantinë pasi në këto qytete u identifikuan disa të prekur me virus