Edhe një rast i ri me coronavirus, numri shkon në 21

Edhe një person është identifikuar si i infektuar me coronavirus sot në Kosovë duke e çuar kështu numrin në 21.

Sipas njoftimit, rasti pozitiv është rast me vendqëndrim në Janjevë komuna e Lipjanit, i gjinisë mashkullore me moshë 46 vjeçare i kthyer nga Berlini me aeroplan me 11 mars 2020

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 21 persona të prekur me virusin COVID-19. Rastet e paraqitura janë nga qytetet si Klina, Malisheva, Podujeva, Vitia që janë izoluar.

Ndërsa rasti i fundit u paraqit në Lipjan dhe ende nuk dihet nëse do të bëhet izolimi edhe i këtij qyteti.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka shpallur gjendjen emergjente pas situatës me rrezikun e shpërndarjes së këtij virusi.

.